Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pasur javë intensive takimesh në Bruksel, ku është diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes të çështjes së dinarit. U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me ‘çështjen e dinarit’.” Ai ka thënë se diskutimet kanë qenë produktive dhe se beson se palët kanë arritur të kalojnë një pengesë të madhe. Megjithatë, Lajçak thotë se ka ende dallime të mbetura dhe për këtë arsye është e domosdoshme vazhdimi i dialogut. Disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit,” ka shkruar, Miroslav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …