I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me atë akt bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për vendin. Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë aktuale por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sipas tij, qëndrimi i BE-së, i Amerikës dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme. Lajçak deklaroi se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy drejtime në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara. Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog, mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët, tha deklaruar Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …