Miroslav Lajçak: Nuk është koha për ta hapur Urën mbi Lumin Ibër

I dërguari  i BE-së për bisedime në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është shprehur i prerë lidhur me  mos-hapjen e  kalimit  mbi Urën e Ibrit në pikën ku ndahen Mitrovica veriore dhe ajo jugore, qysh nga mbarimi i luftës në vitin 1999. Ai ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. Këtë vendim të kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut e ka quajtur kalim nga kriza në tjetrën, sikur janë edhe  diskutimet për targat, energjinë elektrike e tokat, Ai ka kërkuar që palët të përmbahen,  të shmangin veprimet e një-anshme dhe të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës. Lajçak është autoriteti i parë nga radhët e  ndërkombëtarëve që është deklaruar  lidhur me propozimin e asamblistëve  të Vetëvendosjes  në komunën veriore të Mitrovicës,  për hapjen e Urës mbi Lumin Ibër.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …