Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave. Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë – Bashkim Evropian, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës. Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i Bashkimit Evropian paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi e Petar Petkoviç. ‘’Pas kthimit në Bruksel përgatita takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel’’, ka thënë Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …