Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, po zhvillon takime në Prishtinë dhe në Beograd për të përgatitur një radhë të re negociatash

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillon takime në Prishtinë dhe Beograd për të përgatitur një radhë të re  negociatash ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja  vendeve. Megjithatë, pritjet për një marrëveshje konkrete mbeten të ulëta. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit në dialog, duke theksuar se qeveria e Kosovës ka bërë gabime strategjike në disa çështje. Sipas saj, insistimi i qeverisë në tema të papërshtatshme ka sjellë pasoja për vendin. Pavarësisht takimeve, nuk është caktuar ende një datë për raundin e ardhshëm të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …