Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se mandati i tij në procesin që po e udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare. Në panelin online mbi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai shton se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrushme. Miroslav Lajcak ka përsëritur se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Procesi thotë ai, është në duart e dy palëve – ai shpjegon se si e kupton mandatin e tij. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk e detyron askënd të bëjë asgjë dhe se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …