leoni

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli, ku thuhej se nuk i zbaton disa nene të Marrëveshjes Bazë të Brukselit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli, të cilën e kishte deponuar ish-kryeministrja Ana Bërnbiq, dhe ku theksohej me shkrim se Serbia nuk zbaton disa nene të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Lajçak pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nënvizoi nevojën e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Ai tha se palët janë pajtuar për takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha një datë të caktuar. Ai përsëriti se ura kryesore mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët. Letra është tërhequr. Marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thosha se vlen dy herë, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Serbisë dhe BE-së”, nënvizoi, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …