Lajcak

Mirosllav Lajçak: Data 18 mars për takimin në Ohër, nuk është zgjedhur aksidentalisht

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se data 18 mars kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë për dialogun Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut, nuk është zgjedhur aksidentalisht. Lajçak tha se pak ditë pas kësaj date, do të ketë një agjendë tejet të rëndësishme brenda Bashkimit Evropian. “Data 18 mars  nuk është zgjedhur aksidentalisht. Më datën 20 ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme dhe më pas më 23 dhe 24 liderët evropianë, presidentët dhe kryeministrat, do të takohen në Këshillin Evropian. Përfaqësuesi i lartë Borrell, do t’i informojë ata për progresin apo mungesën e progresit. Ata duan të dëgjojnë, a kemi apo nuk kemi marrëveshje. Vëmendja dhe mbështetja lidhur me këtë proces është jashtëzakonisht e lartë dhe uniteti brenda BE-së është i paprecedent, ka saktësuar Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …