Mirosllav Lajçak: Marrëveshja në mes të Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiq, paraqet një pikë kthese në normalizimin e marrëdhënieve

Emisari  i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” dhe “Euronews”-in në Serbi,  ai ka nënvizuar se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Aty bën pjesë edhe neni 4, i cili thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Lajçaku ka theksuar se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta. Udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë, ndërsa  kryetari serb, Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin, prandaj, propozimi ka ndryshuar. Emisari Lajçak ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, me qëllim për të filluar punën për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …