leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Mirosllav Lajçak: Më 20 prill u mbajt takimi i fundit i grupeve punuese të Kosovës e Serbisë, lidhur me çështjen e targave

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se sot,  më 20 prill, është mbajtur takimi i fundit i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me çështjen e targave. Sipas tij, u takon kryenegociatorëve të të dyja shteteve të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje, gjatë takimit të tyre më 21 prill. “Sot, ekspertët nga Kosova dhe Serbia u takuan për herë të fundit në kuadër të grupit punues për targat e makinave, para afatit të fundit të 21 prillit. Me punën e tyre, ata kanë përgatitur diskutimet e kryenegociatorëve, që do të mbahen nesër. Tani, u takon kryenegociatorëve që të arrijnë një marrëveshje për të lëvizur përpara”, ka shkruar Lajçak në postimin e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …