leoni

Miroslav Lajcak

Mirosllav Lajçak: Zogëlimi i pranisë së policisë së Kosovës në veri është hap të rëndësishëm drejt shtendosjes të plotë të situatës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pranisë policore përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, që ka ardhur si rezultat i vlerësimit të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Në bazë të vlerësimit të institucioneve të sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i nga e premtja (04 gusht) fillon zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25 për qind, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Lajçak, përmes një postimi në Twitter, zvogëlimin e pranisë së policisë në veri e ka cilësuar hap të rëndësishëm drejt de-eskalimit të plotë. E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …