leoni

Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Valon Kabashi dhe Samit Kastrioti u vranë pas luftimeve

Në Gjykatën Supreme në Shkup, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër  pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, i akuzuari Rufki Dogani ka bërë të ditur se Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Valon Kabashi dhe Samit Kastrioti janë vrarë pas ndërprerjes së luftimeve. I akuzuari Rufki Dogani shtoi më tutje se vrasja e tyre,  është bprp për qëllime politike dhe për ta fshehur të vërtetën që qëndron pas luftimeve në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit të kaluar. Deklarata e tij u konfirmua edhe nga avokati mbrojtes, Mefail Asllani. Seanca gjyqësore ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës është zhvilluar nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Mbajtja e seancës në Gjykatën Supreme në Shkup është shoqruar me fluturime të helikopterëve mbi këtë qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …