leoni

Luka Misetic

Misetiç: Është prokurori i Gjykatës Speciale ai i cili duhet të jap dorëheqje e jo kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi

Avokati i shquar, Luka Misetiç ka shkruar se është prokurori i Gjykatës Speciale ai i cili duhet të jap dorëheqje e jo kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Duke reaguar ndaj një shkrimi të Karl Bild i cili shkruante se pas ngritjes së akuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje, avokati i shquar Luka Misetiç ka nënvizuar se nuk duhet të jap dorëheqje kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi por prokurori i Gjykatës Speciale. Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi, ka shkruar avokati i shquar, Luka Misetiç në twiter.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …