Ish kryetarja e Zvicrës, Misheline Kalmy-Rey, la deklaruar se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste me këtë vend. Për Kosovën, ajo tha gjatë një interviste, tensioni me Serbinë mbetet pengesa kryesore drejt njohjeve të reja. Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajcak dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-kryetarja e Zvicrës, Misheline Kalmy-Rey.
