Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, një komunikatë për medie ka deklaruar se Amerika dhe Kosova janë partner të palëkundur me një histori të fortë. Ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Qëllimi ynë është paqja, drejtësia dhe prosperiteti në një Kosovë demokratike dhe multietnike që është plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare dhe pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe të lulëzuar. Në komunikatë bëhet thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet marra në të kaluarën, të përmbahen nga retorika që nxit tension dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialog. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre të kaluara, të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …