Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ishte mysafir i Misionit të OKB-së në Kosovë.
Takimi është realizuar me qëllim të pranimit të një Automjeti të cilin Misioni i OKB-së në Kosovë ia dhuron komunës së Hanit të Elezit.
Takimi ishte rast që kryetari Suma të ju ndajë “Mirënjohje” këtij misioni për ndihmë që komuna e Hanit të Elezit e pranoi prej Zyrës për Komunitete pran UNMIK-ut për komunitetin në pako ushqimore dhe higjienike gjatë Pandemisë së koronavirusit.