MIT MIRËPRET PEZULLIMIN E GREVËS NGA KONTROLLORËT AJROR

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mirëpret lajmin për pezullimin e grevës nga kontrollorët e trafikut ajror. Përveç kthimit në normalitet të punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”,  MIT shpreson ne reflektim të Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve Ajror për marrëveshjen e ofruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Greva e këtij shërbimi të veçantë sjell rrezik të sigurisë dhe pasoja të mëdha materiale për vendin, sidomos në këtë  fazë delikate kur institucionet vendase të aviacionit civil po bëhen gati për marrjen e përgjegjësive. Duke besuar në ndërprerje përfundimtare të saj, MIT në krye me ministrin Lekaj është e gatshme që të ndërmarr të gjitha masat brenda kompetencave të saj me qëllim të adresimit të të gjitha shqetësimeve të SINKON të ASHNA.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …