OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Mjekët kërkojnë që masat anti-Covid të jenë restriktive, por janë kundër mbylljes totale sepse dëmtohet ekonomia

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë ka thënë se tashmë vendi ka hyrë në valën e tretë të pandemisë ku numri i rasteve me koronavirus është duke u rritur në mënyrë drastike. Tutje, ai tha se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël të ekonomisë. Sejdiu shtoi se masat do të duhej të jenë restriktive, por që nuk duhet të ketë mbyllje totale, ngase sipas tij, mbikëqyrja tani më është zero. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero deri më tani”. Sipas tij, nëse flitet për menaxhimin profesional, punëtorët shëndetësor kanë treguar pjekuri gjatë kësaj periudhe.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …