Ekspert të mjekësisë këshillojnë qytetarët që sot të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura do të jetë lartë. Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, temperaturat do të jenë deri në 35 gradë Celsius. Mjekët kanë thënë se temperatura të tilla paraqesin rrezik për të gjitha moshat posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër. Ata kanë kërkuar nga qytetarët që t’i shmangen kontaktit me rreze të diellit, të konsumojnë lëngje dhe të vishen me rroba me ngjyra të hapura, që reflektojnë rrezet e diellit e jo rroba të errëta që absorbojnë rrezet. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar nesër do të ketë ulje të temperaturave dhe vende vende pritet të ketë edhe reshje shiu.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …