Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Mjekët që punojnë në sektorin publik dhe privat shprehen kundër idesë e Kurtit se duhet ta zgjedhin vetëm njerin sektor

Mjekët, të cilët punojnë edhe në sektorin publik, edhe në atë privat në Kosovë e kanë kundërshtuar idenë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, që ka thënë se nuk do t’i lejojë ata të punojnë në të dy sektorët. Me marrjen e një vendimi të tillë është thënë se institucionet shëndetësore publike do të zbrazen. Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mjekët, të cilët kanë marrëdhënie pune në spitale private dhe në publike njëkohësisht, duhet të zgjedhin ndërmjet njërës punë. Megjithatë, një gjë të tillë nuk e kanë mirëpritur mjekët, të cilët punojnë në të dy sektorët në vend. Me marrjen e këtij vendimi është thënë se mjekët do të zgjedhin të punojnë në institucionet private dhe do ta lënë punën në ato publike. Nga deklarimet e pasurisë që janë bërë këtë vit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit është parë se disa nga mjekët paguhen shumë më shumë në institucionet private sesa në QKUK e në spitale rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …