MKRS do të investojë në projekte kapitale në Rahovec

Palestra e sporteve në Rahovec, ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe, rregullimi i stadiumit të futbollit në Ratkoc si dhe renovimi i stadiumit të futbollit në qytetin e Rahovecit, janë ndër projektet kapitale që zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka diskutuar me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një vizitë që zëvendësministrja ka realizuar atje. Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva, u prit nga Kryetari i Rahovecit Latifi dhe bashkëpunëtoret e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte rikonfirmimi i MKRS-së për përkrahjen e pa rezervë për projektet e sipërpërmendura, të cilat janë të planifikuara të investohen në këtë komunë. Zëvendësministrja u shpreh se MKRS-ja në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive mbetet e përkushtuar që të investojë edhe nëpër komuna anekënd Kosovës. Gjithashtu, ajo deklaroi se MKRS-ja, përveç projekteve sportive të parapara për këtë vit, do të vazhdojë përkrahjen edhe për projekte te tjera në fushat e Rinisë, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore. Gjatë takimit, nga ana e tij, kryetari Latifi u zotua që do të sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe projektet konkrete, në mënyrë që MKRS të vazhdojë procedurat për fillimin e zbatimit të investimeve kapitale për komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …