Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

MKRS do të zhvendoset në objekt privat, për t’ia liruar objektin Presidencës, punëtorët shprehen kundër këtij veprimi

Protestat e punëtorëve të Ministrisë së Kulturës kundër zhvendosjes së administratës së kësaj ministrie nga objekti zyrtar në një objekt privat për t’i lëshuar vend Presidencës, duket se kanë hasur në vesh të shurdhër. Kabineti i ministrit në largim të MKRS-së, tashmë janë duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për zhvendosje në objektin privat. Lajmi për këtë është bërë i ditur nga Këshilli Organizativ i Protestës, të cilët thanë se kjo gjë po bëhet pa asnjë procedurë administrative dhe në kundërshtim me ligjin. Sipas tyre, veprimet e Ministrit në detyrë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, meqenëse mandati i tij ka përfunduar më 27 nëntor 2019. Për këtë gjë, jemi në dijeni se ekziston edhe interpretim juridik nga ana e Zyrës Ligjore të Zyre së Kryeministrit në vitin 2017. Çdo veprim i tij pas datës 27 nëntor 2019 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …