MKRS-ja dha çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni të organizuar të enjten në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, dha çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore, të cilat jepen për herë të parë në bazë të rregullores për dhënien e çmimeve në trashëgimi. Siç kemi bërë të ditur, Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, i jepet Edi Shukriut; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “ Shtjefën  Gjeqovi “ i jepet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” i jepet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu “ i jepet Arton Hoxhës. Laureatët e çmimeve u shprehen të kënaqur me këtë vlerësim dhe  e falënderuan ministrin Kujtim Shala për kujdesin që ka treguar për trashëgiminë kulturore, duke u shprehur se trashëgimia kulturore ka një vlerë të posaçme për shtetin e Kosovës. Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare. Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro (5000 €), ndërsa çmimet tjera vjetore “Shtjefën Gjeqovi”; “Zef Mirdita” dhe “Muhamed Shukriu” shpërblehet me nga 2500 euro. Juria profesionale ka qenë në përbërje të: Ukë Xhema, etnolog; Arben Hajdari, arkeolog; Florina Jerliu, arkitekte; Muhamet Mala, historian; dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …