MKRS-ja jep pesë bursa për studime në fushën e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë 5 bursa të plota për studime postdiplomike në universitetet më prestigjioze në Mbretërnë e Bashkuar (Cambridge, Oxford, UCL, etj).

Duke e parë rëndësinë dhe nevojën e mbrojtjes, ruajtës dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, të nënvizuar edhe në Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017 – 2027, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, MKRS-ja ka krijuar Fondin e Studimit të Trashëgimisë Kulturore, i cili sivjet ndan bursa për studime arkeologjike e antropologjike ndërsa në vitet e ardhshme synohet të vazhdojë me bursa në restaurim e konservim, muzeologji, histori, etj.

Procesi i aplikimit, përzgjedhjes dhe aprovimit realizohet nga Këshilli Britanik në Kosovë, me të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka një marrëveshje specifike. Procesi i aplikimit është hapur dhe vazhdon të mbetet i hapur deri më 24 maj 2017 për studentë potencialë të cilët i plotësojnë kushtet. Studentët që përfundojnë studimet në Mbretëri të Bashkuar do të kthehen të punojnë për së paku 3 vite në institucionet e trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …