MKRS-ja- mbështetje për shqiptarët në Kroaci

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ka pritur një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Përlasku, deputete në Parlamentin e Kroacisë, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Tom Kaçinari, kryetar i Veteranëve të Kroacisë, dhe Ardian Kozniku, futbollist i reprezentacionit të Kroacisë në Kampionatin Botëror në Francë.

Ndërmjet ministrit Kujtim Shala dhe delegacionit të shqiptarëve të Kroacisë u bisedua për një varg çështjes të interesit të përbashkët, e sidomos për nevojën e intensifikimit të bashkëpunim të ndërsjellët mes diasporës së Kroacisë dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht në fushat që lidhën me politikat kulturore, të rinisë dhe sportit.

Përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve nga Kroacia, e informuan ministrin Shala me gjendjen e shqiptarëve në Kroaci, me organizimin e tyre në fushën e politikës e të kulturës. Ata shprehën nevojën që të kenë mbështetje nga institucionet e Kosovës, sidomos në përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe traditën shqipe.

Ministri Kujtim Shala e falënderoi delegacionin për vizitën, dhe u shpreh se Kosova do t’i mbështesë shqiptarët e Kroacisë, nëpërmjet formave konkrete, në fusha të rëndësishme, e sidomos në ato që lidhen me kulturën dhe librin shqip. Ai më tej u shpreh se Kosova është falënderuese ndaj diasporës së Kroacisë për kontributin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm që i ka dhënë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …