MKRS-ja subvencionon me 123 mijë euro tri federata të sportit

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federata të sportit të Kosovës, të cilat për synim kanë krijimin e mundësive që ato të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur, MKRS-ja ka nënshkruar të premten tri memorandume, me Federatën e Peshëngritjes (28 mijë euro, atë të Autosporteve (me 61 mijë euro) dhe të Aeronautikës (me 41 mijë euro), federata këto të cilat në tërësi janë subvencionuar me 123 mijë euro.

MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit që nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës, ka ndihmuar që ato të pavarësohen financiarisht dhe të mund t’i realizojnë programet e tyre.

Drejtuesit e federatave janë shprehur të kënaqur me këto akte, të cilat po mundësojnë që ato të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe me efikasitet, në funksion të ngritjes cilësore të sportit të Kosovës.

Drejtuesit e federatave i kanë vlerësuar si shumë pozitive aktet e memorandumeve, të cilat krijojnë kushte për planifikime, dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë jashtëzakonisht shumë veprimtaritë e federatave dhe sportin në përgjithësi.

Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë në mbarëvajtjen e sportit të Kosovës, dhe u shpreh se MKRS-ja po punon në disa plane për të ndihmuar sportin e Kosovës: në infrastrukturë me projekte të shumta kapitale, me legjislacion modern dhe me subvencionime, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet edhe më tutje, dhe kështu të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …