leoni

MKRS mbështet financiarisht sportisten Gentiana Beqa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim në kabinetin e tij, sportisten Gentiana Beqa. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe sportistes Gentiana Beqa është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare e sportistes Gentiana Beqa për periudhën buxhetore Janar-Dhjetor  2018, në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, rrjedhimisht duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën  sportit. Në bazë të këtij memorandumi, sportistja Beqa mbështetet financiarisht me 3 mijë e 600 euro. Ministri Gashi tha se “ky memorandum u nënshkrua në vazhdën e memorandumeve për mbështetjen financiare të sportistëve të cilët kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “. Sportistja Beqa u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …