MKRS nënshkruan memorandum me RrOK për Qendrën Historike të Prizrenit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren, përmes të cilit parashihet që MKRS-ja të përkrah me shumën prej 50 mijë euro me qëllim të realizimit të këtij projekti.

Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike në Prizren është një domosdoshmëri që del edhe nga Ligji për Qendrën Historike dhe është një dokument që e përcakton organizimin dhe menaxhimin e qendrës historike, pas një procesi që parasheh një sërë aktivitetesh prej analizës së gjendjes dhe hulumtimeve të ndryshme, deri në punëtori, konsultime publike dhe instrumenteve tjera që e nxisin pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të interesit dhe qytetarëve në planifikimin e kësaj zone.

Plani synon ta ofrojë një analizë të detajuar të gjendjes aktuale, që e përfshin shqyrtimin dhe konsolidimin e planeve ekzistuese relevante dhe njohurive ekzistuese për Qendrën Historike, matjen e situatës socio-ekonomike dhe demografike, analizën e kornizës ligjore, skanimin e gjendjes fizike, si dhe hulumtimin e aspekteve tjera të rëndësisë, drejt zhvillimit të njësisë menaxhuese të zonës dhe hartimit të planit të veprimit që përfshin komponentë si konservimi, komunikimi vizual, planet ekonomike dhe turistike, programe edukative dhe aspekte tjera strategjike që do të identifikohen përgjatë procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …