leoni

MKRS përkrahë Qendrën Rinore në Malishevë me kompjuter

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka mbështetur Qendrën Rinore në Malishevë, me kompjuter, për kabinet të IT për këtë organizatë rinore. Për këtë qëllim në Malishevës, kanë qëndruar ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe zëvendësministri Rexhep Mazreku të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Ministri Gashi tha se “me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruam kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës. Investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”. Tutje Gashi tha se “ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që në vazhdimësi do të ketë përkrahje për qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme”. Ndërkaq, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën, si dhe për dhënien e këtij donacioni, shumë domethënës për Qendrën Rinore në Malishevë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme edhe me projekte tjera që ministria i ka realizuar në Malishevë. Mehdi Krasniqi, zyrtar komunal për rini dhe Amrush Helshani, në emër të Qendrës Rinore, e kanë falënderuar ministrin për këtë donacion shumë të nevojshëm për Qendrën Rinore dhe për vullnetarët e saj, pasi tani mund të mbajnë edhe kurse për IT.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …