leoni

MKRS, përkrahëse e fuqishme e nismave kulturore të investitorëve të huaj

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti priti në takim Vjosa Huruglicën, udhëheqëse e zyrës tregtare në Ambasadën e Austrisë në Kosovë dhe Milazim Salihun, Drejtor i Cineplexx Kosova SH.P.K, me të cilët biseduan rreth përkrahjes për investitorin austriak, CINEPLEXX KINOBETRIEBE GMBH, i cili tani është aktiv edhe në Kosovë.

Milazim Salihu, përfaqësues i kompanisë për Kosovë, e njoftoi zëvendësministrin se kjo kompani austriake ka në plan që gjatë tetorit të hap një kinema moderne të shumëfishtë në premisat e qendrës tregtare Albi Mall.

Duke folur për këtë kinema, Salihu tha se është tepër e nevojshme që të ketë reduktim të TVSH-së për biletat e kinemasë dhe kërkoi ndihmën e MKRS-së në këtë aspekt.

Zëvendësministri Hoti e çmoi lartë rëndësinë e ndërtimit të një kinemaje të tillë duke e vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm kulturor.

Ai ofroi përkrahjen e ministrisë sa i përket idesë së uljes së TVSH-së për biletat e kinemasë.

Ndërkaq, Vjosa Huruglica, zyrtare e ambasadës së Austrisë falënderoi zëvendësministrin për përkrahjen dhe së bashku u dakorduan që në ditët në vijim, të shohim mundësinë e konkretizimit të idesë sa i përket uljes së TVSH-së për biletat, si një mjet për tërheqjen e sa më shumë adhuruesve të kinemasë.

Ndërkaq, zëvendësministri Hoti shtoi se MKRS do të jetë gjithmonë përkrahëse e nismave të tilla të investitorëve të huaj për projekte të rëndësishme kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …