Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017 – 2027, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, fton të interesuarit për të aplikuar për projekte në fushën e trashëgimisë kulturore.
Konkretisht, të interesuarit për qasje të integruar në trashëgiminë kulturore drejt zhvillimit të qëndrueshëm, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në edukimin, aftësimin dhe pjesëmarrjen aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, janë të inkurajuar të aplikojnë me projekt propozimet e tyre.