leoni

MMPH dhe Komuna e Malishevës nënshkruan tri marrëveshje për investime

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), janë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Bazuar në këto marrëveshje, do të investohen mbi një milion euro në projektet të infrastrukturës së ndërtimit të rrjeteve të kanalizimit dhe rregullimin e shtratit të lumit Mirusha. Dy marrëveshje janë për vazhdimin e projekteve, atë të vazhdimit të ndërtimit të kanalizimit Lladrovc-Carrallukë-Malishevë, që kapë një shumë prej 200 mijë euro dhe projekti tjetër është vazhdimi i rregullimit të shtarëtit të lumit Mirusha, që ka një kosto prej 100 mijë euro. Ndërsa projekti i tretë është ai ndërtimit të kanalizimit Plloqicë-Bubël, e që ka një kosto prej 701 mijë euro, ndërsa realizimi i këtij projekti do të jetë në kohë zgjatje prej dy viteve. Përveç ndërtimit të rrjeteve të kanalizimit dhe rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, këto projekte për qëllim kanë edhe ruajtjen e ambientit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar MMPH-në, për këto investime me rëndësi të madhe për Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …