MMPHI mbështet financiarisht projektet për asfaltimin e rrugëve në Rahovec, me vlerë 600,000.00 €

Kryetarit i Komunës së Rahoveci Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për mbështetjen financiare të projektit për asfaltimin e rrugëve në qytet, me vlerë 600,000.00 €. Gjithashtu, është nënshkruar marrëveshja edhe për përfundimin e financimit të projekteve, për rrugët tashmë të përfunduara: Rahovec – Hamoc – Fortesë, si dhe Xërxë – Sapniq – Ratkoc. Këto marrëveshje janë të dobishme për qytetarët dhe komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi e ka falënderuar zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin me Komunën e Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …