Mnistri Haki Demolli uroi gratë me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Mnistri Haki Demolli uroi gratë me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli së bashku me zëvendës komandantin e FSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretarin e përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj dhe zëvendës komandantin e Forcave Tokësore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, uruan gratë ushtarake të FSK-së dhe shërbyese civile që punojnë në Ministrinë për FSK.  Ministri Demolli me këtë rast, ka përshëndetur dhe përgëzuar të gjitha gratë që shërbejnë në Ministrisë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për angazhimin e tyre, punën profesionale, sukseset dhe arriturat në kuadër të Ministrisë si dhe të FSK-së.

“Në emër të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, unë kisha dashtë t’ju përshëndes juve zonja dhe zonjusha të Ministrisë dhe FSK-së, dhe njëherë në emër të FSK-së, t’ju uroj juve 8 marsin me dëshirën që të keni shëndet të mirë, lumturi, harmoni dhe suksese si në jetën private dhe atë zyrtare. Ne kemi përgatitë nga një lule për ju, për 8 marsin, por unë si ministër ju premtoi se do ta keni mbështetjen time dhe stafit tim, për përkrahjen në realizimin e detyrave dhe projekteve në punë, sepse gruaja kosovare është shumë e rëndësishme për institucionet tona dhe ato kosovare në përgjithësi”, tha në fjalën e tij, ministri Haki Demolli. estën e 8 marsit, grave që shërbejnë dhe punojnë në Ministri dhe FSK-së, ua uroi edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari Shkëlzen Sylaj dhe zëvendës komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …