leoni

Mobilizim për tejkalimin e gjendjes së krijuar me rastin e vërshimeve në komunën e Shtimes

Të reshurat e pandërprera më datën 7 dhe 8 nëntor, kanë shkaktuar vërshime në shumicën e fshatrave të komunës së Shtimes. Gjendje më e rëndë ka qenë në fshatin Rashincë dhe Muzeqinë, ku, pas daljes nga shtrati të lumit Shtimjanja, janë përmbytur nga uji dhjetëra shtëpi dhe rrugë, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale. Dëme janë shkaktuar edhe në sipërfaqet e mbjellura me lakra dhe grurë në fshatrat Rashincë, Muzeqinë, Reçak, Carralevë dhe Pjetërshticë. Uji ka depërtuar edhe në oborrin e shkollës së fshatit Rashincë që si pasojë pati ndërprerjen e mësimit.

Për shkak të gjendjes së këtillë, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, kanë angazhuar stafin e drejtorive të veta për ndërmarrjen e masave dhe intervenimin në pikat kritike, aty ku paraqitej rreziku për përmbytje me përmasa më të mëdha.

Me këtë rast janë angazhuar kompanitë kontraktuese “GANITI COM” dhe “ILEA GR “, me makineri, pastaj në baza vullnetare janë angazhuar edhe kompanitë private të komunës së Shtimes.

Në objektet e banimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në dhjetëra shtëpi, në Muzeqinë ( janë shembur 2 objekte përcjellëse që kanë qenë me material të dobët dhe disa mure të oborreve ) dhe Rashincë, ku uji ka depërtuar kryesisht në bodrume dha katet përdhese.

Sipas përgjegjësit të Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Skënder Dauti, në orët e vona të ditës së djeshme, banorëve të fshatit Muzeqinë u kanë dalë në ndihmë Brigade e Zjarrfikësve. Sipas tij, për fat të mirë, përkundër këtyre vërshimeve, jeta e qytetarëve, në asnjë vendbanim, nuk është rrezikuar. Ai, inspektorët komunalë dhe zyrtarët e tjerë të drejtorive përkatëse, pasi kanë bërë një vizitë në terren,  kanë bërë të ditur se sot, më 10.11.2016, në shumicën e lokaliteteve uji ka filluar të tërhiqet duke lehtësuar kështu qarkullimin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …