“Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”

Një prej kërcënimeve më serioze për sigurinë njerëzore është duke u konsideruar edhe radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, po thuajse në tërë vendet e botës. Edhe vendet me shkallë më të lartë të mirëqenies ekonomike, të sigurisë dhe kapaciteteve për të siguruar luftimin e këtij fenomeni, nuk janë imune në këtë drejtim. Pra ky rrezik është global, edhe vendi ynë Kosova është i prekur nga ky fenomen u tha në takimin e përbashkët të organizuar nga OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Hanit të Elezit. OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë është duke implementuar projektin “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”. Ky projekt përkrahet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe menaxhohet nga Forum MNE. Sipas Rexhep Zeka, Drejtor ekzekutiv i OJQ SDK qëllimi i këtij projekti është që të krijohen praktika të qëndrueshme të ndërveprimit në mes strukturave lokale të sigurisë dhe strukturave rinore si pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa Bekim Jashari, moderator i kësaj punëtorie tha se këso punëtori do të organizohen edhe në disa komuna të Kosovës me qëllim që të ndikohet në rritjen e veprimeve vetëdijesuese, që kanë për qëllim luftimin e propagandës për bindje ekstreme duke pasur në fokus atë përmes rrjeteve sociale. Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe në veçanti me angazhimin e Komunës së Hanit të Elezi kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm pjesëmarrësit në këtë punëtori i njoftoi kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma. Ai duke iu referuar shumë takimeve dhe zotimeve të Organizatave të ndryshme për të përkrahur Komunën e Hanit të Elezit në këtë drejtim, fatkeqësisht ajo nuk ka ndodhë, përpos etiketimit si vatër e ekstremizmit. Në kuadër të këtij projekti është edhe bashkëpunimi ngushtë me KKSB e komunës së Hanit te Elezit për të ju ofruar asistencë në hartim të Planit Vjetore të Veprimit të KKSB-së të cilin e prezantoi Nuredin Ibishi, Ekspert i fushës së sigurisë. Qëllimi është që ky Plan i Veprimi të bashkëhartohet me pjesëmarrje të rinisë dhe ku do të iu jepet më shumë rol rinisë edhe në implementim të aktiviteteve që ndërlidhen me luftimin e ekstremizmit tha Ibishi. Pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve të KKSB-së ishte rast që të mbahet edhe takimi i rregullt për muajin Mars. Nga prestarët e Policisë së Kosovës u raportua për gjendje të mirë të sigurisë publike në Komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …