Pavarësisht se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake në botë, kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë ndarë njëherë e mirë nga koha kur i gjithë populli konsiderohej ushtar. Repartet ushtarake shqiptare bazohen sot te shërbimi me pagesë, ndërsa stërvitja e detyruar ushtarake, që njihej me emrin e huazuar nga rusishtja “zbor”, është hequr. Por sërish, përgjegjësia për mbrojtjen e vendit është detyrë e të gjithëve. Qeveria “Rama”, nëpërmjet një vendimi ka miratuar “planin e mobilizimit të përgjithshëm, ose të pjesshëm, të burimeve njerëzore, gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme”.Në këtë vendim parashikohet: “Mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel, gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura”. Vendimi parashikon edhe nevojat për rezervistë jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …