Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion. Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat për ta iniciuar mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës. Në Kuvend, Albin Kurti dhe qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë. Po shpresoj po ashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është dorëheqja e Qeverisë Kurti. Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë sonë që të kthehet me aleatët, me Amerikën, NATO-n, dhe BE-në. Fatkeqësisht Kurti dhe kjo qeveri kanë zgjedhur rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë” ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …