Mogherini dhe Hahn vlerësojnë hyrjen në fuqi të MSA-së për Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, sipas komunikatës zyrtare të Komisionit Evropian, kanë vlerësuar lart hyrjën në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit që hap një fazë të re në marrëdhënies mes BE-së dhe Kosovës. “Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet Kosovë – BE dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, citohet të këtë thënë Mogherini. Në anën tjetër, komisionari Hahn ka thënë se marrëveshja është një moment historik që do të ndihmojë Kosovën në rrugën e reformave dhe do të krijojë mundësi për investime, duke shtuar se se mezi pret vizitën e radhës në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …