Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini, po qëndron sot në Kosovë pas marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave. Në një konferencë për media ajo tha se ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë, por me një mund dhe punë të madhe që do të bëjnë se bashku mund të ja arrihen të gjitha. Kjo është një punë e përbashkët shumë e madhe që e kemi bërë. Sot kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara edhe pse nuk ka qenë shumë i mirëpritur nga ju. Kjo do të thotë se Kosova është Evropë, dhe ajo çka jemi duke punuar ne është integrimi evropian i Kosovës dhe në institucionet e BE-së, tha mes tjerash zonja, Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …