Mogherini sot viziton Shqipërinë dhe Serbinë ndërsa nesër Kosovën

Mogherini sot viziton Shqipërinë dhe Serbinë ndërsa nesër Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, sot do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë, kurse, turneun në shtet e Ballkanit, ajo do ta përfundojnë nesër në Kosovë. Vizita e saj në vendin tonë, ishte paraparë të zhvillohet të premten, por është shtyrë për një ditë. Vendin tonë, ajo e ka të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit. Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës. Gjatë qëndrimit në Kosovë, zyrtarja e BE-së do të takohet me kryetarin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa  dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …