Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në fillim të muajit mars do ta vizitojë Ballkanin, është bërë e ditur nga kabineti i saj. Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Mogherini do ta vizitojë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Mogherini ka thënë se vizita e saj ka për qëllim të sigurojë ‘‘zmbrapsjen e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union’’.
