Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsiloviq, deklaron se në lidhje situatën në Kosovë, ushtria ka marrë detyra, të cilat do t’i kryejë plotësisht. Gjenerali Mojsiloviq tha se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale. Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës. Tani jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i kanë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht”, nënvizoi Mojsiloviq. Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe kërkon praninë e Ushtrisë përgjatë vijës administrative. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq.