Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosja është e interesuar të bëjë listë të përbashkët me Nismën për Kosovën dhe shoqërinë civile. Ai ka shtuar se në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, do të bëjnë një listë të përbashkët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partinë e Fatmir Limajt. Ndërsa duke paraqitur qëndrimin e Vetëvendosjes mbi mundësinë e ndërtimit të një liste të përbashkët zgjedhore me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Molliqaj ka theksuar se Lëvizja “Vetëvendosje” dallon shumë me AAK-në. Përveç dallimeve të mëdha ideologjike, dallimi tjetër është mungesa e gatishmërisë së AAK-së që vendimet për listë të përbashkët t’i bazojnë në kritere dhe në parime e jo në teke të cilësdo parti pjesëmarrëse, ka theksuar sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …