Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka tërhequr vërejtjen se drejtimi që ka marrë procesi i dialogut është shumë e rrezikshme, jo vetëm për tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës. “Kurti me këtë negociim që e ka bërë për këto dy vite të qeverisjes së tij, me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë, e ka degraduar pozicionin e Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët, edhe në raport me Serbinë; e ka faktorizuar në mënyrë të jashtëzakonshme relacionin Serbi-Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë e ka përshpejtuar themelimin e entitetit politik serb në Kosovë. Kur të publikohet Plani Franko-Gjerman, bashkë me aneksin e zbatimit, aty do ta shihni që i ka veç dy vlera, të dyja në shërbim të Serbisë. E para, pranimi i kornizës së dialogut që s’ka me u kërku njohja, jo sot po as në të ardhmen, nga Serbia’ dhe e dyta zbatimi i Asociacionit. Çështjet e tjera janë periferike dhe të parëndësishme. Prandaj nuk është debat, ose nuk do të duhej të ishte debat më në shoqërinë e Kosovës, a e pranon Kurti, po a duhet Kosova ta pranojë. A ka zgjidhje tjetër për Kosovën dhe a kemi kohë për me bë ndryshime të tilla? Ne besojmë se Kosova nuk duhet me pranu, ne besojmë se ka mundësi të tjera”, ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …