Dardan Molliqaj

Molliqaj: Futja e veriut të Kosovës nën karantinë me urdhër të Serbisë është cenim i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

Ndaj masave që ka ndërmarr Serbia për pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se futja e veriut të Kosovës nën karantinë me urdhër të Serbisë është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Çka është edhe më shqetësues është fakti që Kurti dhe VV nuk e thanë as edhe një fjalë për këtë gjë. Kjo parti që proklamonte me zell idenë e bashkimin e Mitrovicës, ide mbi të cilën është rritur politikisht dhe me vota, sot zgjedh heshtjen përballë veprimeve të dëmshme të Serbisë. VV tani po sillet sikur veriu i Kosovës nuk është as pjesë e jona, sikur qeveria e udhëhequr prej tyre nuk e ka për obligim që të ndërmerr veprime për të parandaluar cenimin e integritetit e sovranitetit të Kosovës e në anën tjetër mundohet me çdo kusht të sabotoj dialogun me Serbinë i cili do të mund të ndalonte përfundimisht këto veprime të Serbisë. Ndryshe, me veprimet e Serbisë dhe mosveprimin e Kosovës, nuk mund të quhemi as të pavarur e as sovran, ka shkruar në mes tjerash kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …