Dardan Molliqaj

Molliqaj: Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (Vetëvendosjen)

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin ta sjellë në pushtet një PDK 2.0 duke iu referuar Vetëvendosjes. Molliqaj ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes po i’u del e vërteta në shesh. “Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët. Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV). Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.” – ka shkruar Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …