Duke komentuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti ndaj hedhjes së miellit nga aktivistët e Partisë Social Demokrati mbi ministrin, Hekuran Murati, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka porositur kryeministrin, Albin Kurti që ta lë inatin anash e të merret me plotësimin e kërkesave të punëtorëve. “ Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve. Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar” ka shkruar mes tjerash, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …