Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për takimin e sotëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku pritet që pjesëmarrës të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it. Ai këtë zvarritje e ka quajtur vetënënshtrim të Vetëvendosjes. Molliqaj thotë se pikërisht Vetëvendosje, e cila kritikonte thellësisht ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në krijimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve demokratike apo përzgjedhjes së figurave shtetërore në mënyrë jo-demokratike, ajo po përfundon duke i ftuar ambasadorët e QUINT-it në takim së bashku me partnerin e koalicionit. Sipas tij, Vetëvendosje po shkel edhe parimin tek i cili është formuar e krijuar vetëm e vetëm që të arrijë të jetë në pushtet. Molliqaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje u krijua dhe formësua në kritikën e saj ndaj ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në proceset e shtetndërtimit, të marrëveshjeve me Serbinë dhe të misioneve ndërkombëtare të sigurisë si UNMIK e EULEX.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …