Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se LDK-ja duhet të pranojë se kanë bërë një gabim kur e kanë votuar Hashim Thaçin për kryetar të Kosovës. Ai ka thënë se çdo parti bën gabime ndonjë periudhë të caktuar kohore. “Unë pres nga LDK-ja që të pranojë se kanë bërë një gabim. Krejt forcat politike, edhe individët bëjnë gabime. Por si po sillen tash ata duhet të bëjnë një kërkim falje për atë që kanë bërë me Thaçin”, deklaroi ai. Deputeti i PSD-së ka thënë se veprimi i Teuta Rugovës nuk mund të justifikohet përderisa ajo është pjesë e LDK-së. “Unë e mirëkuptoj pozicionin e LDK-së me atë që ka ndodhë sot me një deputete të saj. Por, nuk mundemi ne me justifikua veprimin e saj pse ajo është çika e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Sepse unë besoj se njerëzit e LDK-së e kanë mbështet Rugovën për shkak të bindjeve politike, jo pse ka qenë djali i dikujt apo pjesëtar i ndonjë fisi. Teuta Rugova nuk ka mendim ndryshe nga LDK, por ka veprim ndryshe”, deklaroi ai. Molliqaj ndër të tjera ka thënë se gjesti i Teuta Rugovës e ka dëmtuar opozitën sot, dhe LDK-ja duhet të marrë masa. “Nëse LDK-ja do bashkim të opozitës, duhet të mbajë qëndrim ndaj Teuta Rugovës. Neve si opozitë gjesti i Teuta Rugovës na ka dëmtuar sot. LDK-ja patjetër duhet të merr masa, sepse nuk mjafton vetëm distancimi nga ajo”, thotë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …